Deri më tani janë arrestuar 17 persona, ndërsa në bisedë janë thirrur edhe 16 të tjerë për zjarrvënie. Tashmë janë parashtruar tre padi penale dhe dy kundërvajtje, shkroi sot pasdite ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Fejsbuk.
Në status, Spasovski thekson se në koordinim me prokurorin publik po punohet në ndriçimin e të gjitha rasteve.Thekson se MPB mbetet e përkushtuar, si ndaj parandalimit dhe shuarjes së zjarreve, ashtu edhe ndaj zbatimit të ligjit në pjesën e përcaktimit të përgjegjësisë për zjarrvënie apo shkaktim të zjarreve.
“Dëshiroj edhe njëherë t’u shpreh falëdnerim të gjithë zjarrfikësve në vend, nëpunësve policorë, posaçërisht pjesëtarëve të policisë special të cilët ishin pandalë në terren, pjesëtarëve të Armatës, ndërkaq mirënjohej të veçantë meritojnë të gjithë qytetarët solidarë të cilët u përfshinë në shuarjen e kësaj stihie të zjarrit”, shkroi Spasovski në Fejsbuk.