20 vjet MO, Bujar Osmani: Jemi vend shembull në rajon

“Republika e Maqedonisë së Veriut po shndërrohet në demokracinë multietnike të vetme në rajon, e cila është funksionale; vend shembull në rajon; vend e cila është e përgatitur të jetë e pjesë e barabartë në bashkësinë ndërkombëtare, me të gjitha të drejtat dhe obligimet”. Kështu është shprehur Bujar Osmani, i pari i Diplomacisë së vendit në shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Si Marrëveshje e paqes më e suksesshme në rajon, Marrëveshja Kornizë e Ohrit e dha provimin e kohës, duke krijuar kohezion të fortë shoqëror dhe ndjenjë të përkatësisë ndaj shtetit të përbashkët. Republika e Maqedonisë së Veriut po shndërrohet në demokracinë multietnike të vetme në rajon, e cila është funksionale; vend shembull në rajon; vend i cili është e përgatitur të jetë e pjesë e barabartë në bashkësinë ndërkombëtare, me të gjitha të drejtat dhe obligimet. Anëtarësimi në NATO, por edhe progresi i shënuar në procesin e eurointegrimeve është rezultat i rendit kushtetues dhe koherencës interne, e cila është arritur me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Pikërisht për këtë, sot, pas dy dekadash, marrim përsipër të ruajmë frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të sigurojmë rritjen dhe avancimin së bashku me shtetin tonë të përbashkët”, ka theksuar Osmani.

Marketing

“Pikërisht për këtë, sot, pas dy dekadash, marrim përsipër të ruajmë frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të sigurojmë rritjen dhe avancimin së bashku me shtetin tonë të përbashkët”, përfundoi krydiplomati Osmani.