Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Radat në Dropull në kufi me Greqinë.
PMNZSH e Dropullit në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit në pjesën e poshtme të fshatit.
Për shkak të terrenit të vështirë mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të operojnë, çka i detyron zjarrfikësit të shuajnë flakët me pompa shpine.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe zjarrfikës të Gjirokastrës dhe Libohovës, ndërkoh që janë aktivizuar edhe forcat ushtarake të Gërhotit.