Aleanca për Shqiptarët këtë herë si duket mundi koalicionin e saj Alternativën duke i marrë dhe kandidatin për kryetar në komunën e Çairit.
Ndonëse në garë ishin Bekim Sali nga Alternativa dhe Zudi Koka nga Aleanca për Shqiptarët, ky i fundit si duket fitoi garën për të garuar në zgjedhjet lokale për kryetar komune.
Me këtë, si duket Aleanca për shqiptarët po mbisundon mbi partnerin e koalicionit të saj Alternativa duke i marrë kështu shumë kandidatura edhe pse në zgjedhje do të garojnë bashkë.
Krahas Çairit, Aleanca për shqiptarët do të ketë kandidat edhe në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë e Dibër, si komuna më të mëdha shqiptare e duke e lënë Alternativën me vetëm disa komuna rurale.