RMV/ Rekord negativ i rasteve me Kovid 19 në 24 orë!

Një tjetër rekord negativ u regjistrua në 24 orët e fundit në vend. Është 10 numri i qytetarëve që nuk arritën të fitojnë dot betejën me Covid 19, më i riu 33 vjecar nga Shkupi. Në kryeqendër u regjistruan edhe dy viktima të tjera një 71 dhe një 83 vjecar. Numrin më të lartë të viktimave në 24 orë e mban Gostivari me 4 fatalitete (44, 65, 69 dhe 74), 2 nga Tetova (67 dhe 84) dhe një 60 vjecar nga Kumanova. Të gjithë ata vdiqën në kushte spitalore.

Marketing

Nga 9,270 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar edhe 792 raste të reja me KOVID-19. Kryeson Shkupi me 245 raste, 136 në Tetovë, 127 në Gostivar . Qytetet e tjera kanë numra dyshifrorë. Kumanova – 59, Kërçova – 42, Strumica – 37, Ohri dhe Dibër nga 23, Struga – 16, Manastiri – 15, Resnja – 11. Numra njëshifrorë në qytetet e mbetura, Velesi – 9, Shtipi 8, Radovishi – 7, Prilepi, Koçani dhe Delçeva nga 5, Kavadarci dhe Vinica nga 4, Sveti Nikola dhe Berova nga 2 secila, Gjevgjeli, Negotino, Kriva Pallanka, Demir Hisar, Makedonski Brod, Pehchevo dhe Dojran nga 1 rats të ri infektimi. U raportuan 10 persona të vdekur. Janë regjistruar edhe 104 pacientë të shëruar. Kryeson Shkupi me 31, Tetova – 26, Gostivari – 16, Kumanova – 8, Kërçova, Strumica dhe Berovo me nga 3, Velesi, Shtipi, Koçani, Kavadarci dhe Pehçevo me nga 2, Manastiri, Radovish, Prilep dhe Makedonski Brod me nga një pacient të shëruar. Aktualisht në vend ka 5,043 raste aktive. Mbi 1 milion teste janë kryer që nga fillimi I pandemisë, 161,359 persona kanë rezultuar pozitivë, 5,542 kanë humbur jetën dhe 150,774 janë shëruar.

Marketing