Arbër Ademi e pret në Sllupçan ish-sekretarin e NATO-s, Xhorxh Robertson

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, deputeti Arbër Ademi e ka pritur sot për vizitë në fshatin Sllupçan, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lordin Xhorxh Robertson.
Ademi e ka vlerësuar se falë angazhimit të Robertson para 20 viteve më parë, vendi ynë sot është një vend me perspektivë, anëtar i NATO-s dhe i orientuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Marketing

“Ndjenjë e veçantë të presësh për vizitë në Sllupçan, mikun e madh të vendit tonë, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lordin Xhorxh Robertson, njeriun i cili ishte njëri prej kontribuesve më të mëdhenj për arritjen e paqes në vendin tonë.
Falë angazhimit të tij para 20 viteve më parë, vendi ynë sot është një vend me perspektivë, anëtar i NATO-s dhe i orientuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian” ka shkruar Ademi.