Repartet infektive në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë janë drejt mbushjes, janë duke u aktivizuar edhe qendrat Covid të tjera. Problematike edhe më tej mbeten dasmat e festimet. 40 përqind të personave të infektuar kanë qenë në vende ku ka pasur tubime masive. Për momentin nuk mendohet ndërkohë vendosja e vaksinimit si kusht për të hyrë në vend.
“Kjo nuk është çudi edhe vitin e kaluar problem ishin klasterët ku kishte tubime masive. Sa i përket vendosjes eventuale për hyrje dhe dalje nga shteti ende ëshë herët të flitet, sepse ky është hap i parë i cili ka për qëllim nxitjen e vaksinimit.”, tha Filipçe.
Nga 16 gushti, nuk do të funksionojnë ambientet e mbyllura të kafeve e restoranteve, por edhe në ambientet e hapura kapaciteti i klientëve do të jetë vetëm 30% edhe ata duhet të vërtetojnë se janë tërësisht të vaksinuar, ose se e kanë kaluar virusin në 45 ditët e fudnit. Qeveria thotë se ëhstë detyrë e objekteve gastronimike të sigurojnë persona që do të kontrollojnë certifikatat e vaksinimit të klientëve. Pritet të shihet si do të funksionojë kjo masë, pasi gastronomët kanë paralajmëruar tashmë se nuk kanë ndërmend të bëjnë rolin e policit për të kontrolluar klientët e tyre.