Çunmulaj: Sa mirë do ishte që në Korçë të ftohej legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj është përfshirë në debatin për ardhjen e Goran Bregoviqit në Shqipëri.

Marketing

Goran Bregoviq do të performojë në Korçë me datë 22 gusht, me ftesë së Bashkisë së Korçës, pavarësisht kundërshtimeve të shumta.

Pas gjithë debatit që u zhvilluar ditët e fundit lidhur me festën për pjesëmarrjen e Bregoviqit në Festën e Birrës, ka reaguar edhe modelja Emina Çunmulaj.

Kjo e fundit, përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë se më mirë do ishte po të ftohej legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.

“Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do ishte i ftuar në Korçë dhe do i ishte dorëzuar çelësi i Tiranës”, ka shkruar Çunmulaj.