Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në institucionet shëndetësore në Tetovë ka pasur fluks të madh të pacientëve me Covid-19, ndërkaq shtojnë se po punohet për riorganizim të sistemit me qëllim që tu dilet në ndihmë të gjithë pacientëve.
“Kolegëve nga Tetova po u jepet mbështetje adekuate sa i përket stafit dhe akomodimit. Dy ditë më parë, pacientët u vendosën në spitalin e fshatit Leshok, ndërsa nëse është e nevojshme, pacientët do të akomodohen në spitale të tjera në afërsi në Shkup”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë për vendosej e masave lokale shtesë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Ministria e Shëndetësisë po shqyrton vendosjen e masave shtesë lokale, për të cilat do të diskutohen nesër,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.