Osmani përpjekje maksimale për shtetasit tanë në Afganistan, kontakton homologun turk

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tij rreth situatës aktuale në Afganistan. Ai ka kërkuar nga homologu i tij turk ndihmë eventuale nëse do të duhet të evakuohen qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Marketing

Postimi i plotë:

Sapo kam kontaktuar me homologun tim turk Mevlüt Çavuşoglu për situatën në Afganistan.

Duke pasur parasysh që Republika e Turqisë ka një prani të gjerë diplomatike dhe logjistike në Kabul, kërkova ndihmë eventuale nëse ka nevojë për të evakuuar edhe qytetarët tanë atje.

Morra garanci nga kolegu im Çavusoglu se prania e tyre në Kabul është e qëndrueshme, se ata kanë kapacitet të mjaftueshëm logjistik për të transferuar qytetarët e tyre dhe se ata do të marrin në konsideratë, nëse lind nevoja, për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve tanë gjithashtu.