Kreu i BESËS Kasami iu bën thirrje tetovarëve: Respektoni masat

Pas përkeqësimit të situatës me Covid 19, Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, përmes një statusi në rrjetin social iu ka bërë thirrje Tetovarëve që të kenë kujdes nga virusi Covid’19.

Marketing

Duke iu referuar të dhënave që po i marrim nga institucionet shëndetësore, situata dita ditës shkon drejt përkeqësimit, shkruan mes tjerash Kasami.

Më poshtë ju sjellim statusin e plotë
Të nderuar Tetovarë;

Situata me Covid-19 në Tetovë dhe rrethinë është tejet alarmante. Duke iu referuar të dhënave që po i marrim edhe nga institucionet shëndetësore, situata dita ditës shkon drejt përkeqësimit. Me këtë rast, më lejoni t’ju bëj një apel publik të gjithëve, respektoni masat dhe ruani distancën sociale Gjithashtu, masë preventive për ndalimin e hovit të virusit është VAKSNIMI, andaj #VAKSINOHUNI për të mbrojtur veten tuaj dhe rrethin ku jetoni.

Shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e gjithë atyre që humbën jetën nga ky virus.

#VAKSINOHUNI