Protesta në Shkup kundër masave të reja anticovid

Një protestë kundër masave të reja anticovid, që do të hyjnë në fuqi nga e hëna, mbahet sot pasdite në Shkup.

Marketing

Protestuesit thonë se nuk u besojnë vaksinave dhe kërkuan të respektohet e drejta e çdo qytetari për të zgjedhur i lirë nëse dëshiron të vaksinohet apo jo. “Protestoj sepse nuk dua të ketë kufizime për hyrje në kafene”

“Nga ajo që lexojmë në internet ku disa mjekë thonë se nuk kanë efekt e nga shifrat që shohim në botë se ka edhe të vdekur që i kishin marrë të dy dozat, kjo është arsyeja që jam kundër” – thanë disa nga protestuesit të intervistuar nga TVM2.

Protestuesit u bënë thIrrje deputetëve të punojnë në të mirë të qytetarëve e të luftojnë për të drejtat e tyre.

Thonë se çdo qytetar duhet të ketë të drejtë të zgjedhë pa pasur frikë se do të jetë i diskriminuar në lëvizjet e tij të lira në të ardhmen.

Edhe konfederata e sindikatave të lira kërkon rishikimin e masave. Sipas tyre mund të ndodhë që qytetarët të humnbasin vendin e tyre të punës nëse punëdhënësit në të ardhmen do ti detyrojnë të vaksinohen kundër dëshirës së tyre.