Aktori dhe komediani i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi është duke i bërë pushimet në Turqi me partneren e tij, Amarda Toska.
Nga atje, Mamaqi ka ndarë një fotografi së bashku me Amardan dhe ia ka bashkangjitur një thënie interesante fotografisë.
“Fuqia e vërtetë e një burri qëndron tek madhësia e buzëqeshjes së gruas pranë tij. Çdo ditë mendo që më e mira nuk ka ardhur akoma…”, ka shkruar Mamaqi.
Përveç botës së artit dhe televizive, Mamaqi ka kohë që është duke ushtruar profesionin e folësit motivues.