Shtimi i shifrave ka mbushur plot spitalet. Në Klinikën Infektive në Shkup, nuk ka më vende të lira. Plot janë edhe repartet infektive në Tetovë e Gostivar. Për Tetovën, po shqyrtohet edhe vendosja e masave shtesë në nivel lokal, të cilat do të diskutohen ditën e sotme.
Shqetësim shtesë për rritjen e shifrave, janë edhe grumbullimet para pikave të vaksinimit
Kryeministri Zoran Zaev , apelon për vaksinim masiv për të mbrojtur shëndetin kolektiv.