Situata në Afganistan, mblidhet sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë sot një takim urgjent pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit.

Marketing

Sekretari i Përgjithshëm António Guterres, ka dënuar vazhdimisht sulmet ndaj civilëve afganë dhe iu kishte bërë thirrje talebanëve dhe përfaqësuesve të qeverisë për të negociuar për një zgjidhje paqësore.

Të Premten, ndërsa po bëhej gjithnjë e më e qartë se qeveria afgane po binte ndërsa luftëtarët talebanë hynin qytet pas qyteti, Guterres tha se vendi “po dilte jashtë kontrollit”.

Ka qenë kryetari i Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah, i cili ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të thërrasin një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar situatën në vend. Abdullah tha se ishte vendimtare “që urgjentisht të mbahet një takim special i Këshillit të Sigurimit të OKB -së për të diskutuar ngjarjet aktuale në Afganistan”.