Kompanitë japoneze dhe izraelite do të bashkëpunojnë në një projekt eksperimental që synon prodhimin e oksigjenit në Hënë.
Vende të ndryshme vazhdojnë kërkimin e tyre për teknologji të mundshme për realizimin e misioneve afatgjata në Hënë.
Sipas agjencisë Kyodo, Ispace nga Japonia dhe Helios nga Izraeli do të bashkëpunojnë në projektin që synon të prodhojë oksigjen në Hënë.
Sipas kësaj, kompanitë do të përpiqen të prodhojnë oksigjen duke shkrirë tokën e marrë nga sipërfaqja e Hënës në temperaturë të lartë dhe duke e elektrolizuar atë.
Duke folur për projektin, Shefi Ekzekutiv i Ispace (CEO) Takeshi Hakamada tha se “Projekti do të inkurajojë më shumë lojtarë për të hyrë në këtë treg”.
Drejtori i Përgjithshëm i Helios, Jonathan Geifman tha se prodhimi i oksigjenit nga sipërfaqja e Hënës është jetike për aktivitetet e ardhshme hënore.
Brenda fushës së projektit, kompania izraelite synon të marrë 250 kilogramë oksigjen nga 1 ton tokë hënore.
Ndërsa Ispace do të furnizojë pajisje teknike në dy periudha të ndryshme në periudhën 2023-2025.