Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi sot për gjendjen epidemiologjike në vend duke nënvizuar se numri i të infektuarve është në rritje dhe apeloi deri tek qytetarët që të
“Evidente është rritja e personave të infektuar me koronavirus, gjendja është më kritike në Tetovë, Gostivar, po rritet numri edhe në Strugë. Prej sot me punë do të filloj edhe Spitali Modular, në Qendrën klinike në Shkup”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, duke shtuar se deri tani janë vaksinuar edhe afro 4 mijë fëmijë të moshës deri në 18 vjet.
“Është biseduar edhe për një masë të re, ajo është që për hyrje dhe dalje nga vendi të kërkohet ose vërtetim për marrje të vaksinës, ose vërtetim që e keni kaluar kovid-19, ose PCR test jo më i vjetër se 72 orë”, tha Filipçe.