Talibanët: Lufta në Afganistan mori fund, do tiu japim njerëzve lirinë e munguar

Në një kohë që shumë afganë po kërkojnë të largohen nga vendi, një zëdhënës i zyrës politike të talebanëve shpalli fundin e luftës në Afganistan dhe bëri thirrje për marrëdhënie paqësore me bashkësinë ndërkombëtare.
MOHAMMAD NAEEM

Marketing

ZEDHENES I TALEBANEVE
“Sot është një ditë e madhe për popullin afgan dhe muxhahedinët. Ky është shpërblimi i përpjekjeve dhe sakrificave të tyre për 20 vjet. Falë Zotit, lufta në vend ka marrë fund. Forma e qeverisë së re në Afganistan do të bëhet e qartë së shpejti. Ne kemi arritur atë që po kërkonim, e cila është liria e vendit tonë dhe pavarësia e njerëzve tanë.

Kryengritësit Talebanë morën Kabulin të dielën pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Rimarrja e pushtetit në një kohë rekord, i la në bëfasi ndërkomëbtarët, të cilët nxituan për të evakuuar diplomatët e tyre me helikopterë.