Osmani: Në bazën e NATO-s janë edhe 14 shtetas të Maqedonisë

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një dalje për media bëri të ditur se në terminalet e aeroportit të Kabulit nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut të presin për evakuim. Siç theksoi ai, në bazën e NATO-s ndodhen edhe 14 shtetas të Maqedonisë, me të cilën 11 prej tyre së shpejti do të nisen për në Doha, ndërsa 3 prej tyre do të evakuohen të fundit së bashku me ushtrinë.

Marketing

“Sipas informacioneve të fundit nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut të presin në Aeroportin e Kabulit për evakuim, me çka realizuam evakuimin e të gjithë atyre që dje ishin në aeroportin e Kabulit. Mirëpo në bazën e NATO-s në Kabul e cila është afër aeroportit të Kabulit janë edhe 14 qytetarë tanë. 11 prej tyre së shpejti do të nisen për në Doha, kurse 3 prej tyre do të evakuohen të fundit së bashku me ushtrinë”, tha Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=1493542167663590&ref=watch_permalink&t=0