NUREDINI: Vendbanimet Kamjan dhe Bogovinë do të fitojnë rrjet të kanalizimeve

Sot, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të Komunës së Bogovinës dhe përfaqësuesit e kontraktorëve të zgjedhur dhe mbikëqyrjes, në Kamjan, mbajtën një takim për fillimin e punimeve të projektit për Ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në vendbanimet Kamjan dhe Bogovinë në komunën e Bogovinës.

Marketing

Projekti që do të sigurojë një sistem për bartjen e ujërave të ndotura komunale për të dy vendbanimet është projektuar si një aktivitet trevjeçar.

Në vendbanimin Kamjan, rrjeti i kanalizimeve do të mbulojë 101 krahë me një gjatësi totale prej rreth 23 km. Vlera e kësaj pjese të projektit është rreth 123 milionë denarë..

Rrjeti i kanalizimeve në vendbanimin Bogovinë do të mbulojë 85 krahë me një gjatësi totale prej 28 km, dhe vlera e kësaj pjese të projektit është rreth 143 milion denarë.

Në takim u dakorduan që të përgatitet një Plan Dinamik brenda 15 ditëve sipas të cilit do të realizohen punimet e ndërtimit.

Projekti është financuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.