Afganistan, gjenden pjesë të trupit të njerëzve në motorin e avionit (VIDEO)

Pjesë të trupave njerëzore janë gjetur në rrotat e një aeroplani ushtarak, i cili u ul ditën e djeshme në aeroportin e Kabulit për të evakuuar qytetarët afganë nga Afganistani, tashmë që vendi ka rënë në duart e talebanëve.

Marketing

Washington Post raportoi për mbetje njerëzore teksa thekson se piloti u detyrua të bënte ulje emergjente të avionit pasi u konstatua trupi.

Aeroporti i Kabulit u përfshi dje në kaos, pasi me mijëra qytetarë përpiqeshin të largoheshin nga vendi. Në pamjet e publikuara në media shiheshin njerëz që vraponin dhe kapeshin pas një avioni ushtarak. Disa video treguan afganë që binin nga lartësia, ndërsa avioni ngjitej.