MBP: Afganët në Gazi Babë – lajm i rrëmë!

MPB-ja ashpër ka përgenjeshtruar dezinformatat e plasuara nga portale të caktuara se Qendra e pranimit në Gazibabë do të shfrytëzohet për akomodimin e refugjatëve nga Afganistani dhe se Ministri Spasovski këtë e ka konfirmuar. Bëhet fjalë absolutisht për lajm të rrejshëm – reagojnë nga MPB-ja.

Marketing

Sic thonë nga MPB-ja, statusi i shfrytëzuar i Ministrit Spasovski është në kontekst të një teme të publikuar dje nga Agjencia e Lajmeve MIA lidhur me objektin e ri të Qendrës pranuese për të huaj, e cila sipas rekomandimeve të një numri të madh të organizatave ndërkombëtare të ngarkuar për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe nga Avokati i Populliy si Mekanizëm Kombëtar Preventiv, për shkak të kushteve substandarde, duhet të dislokohet nga Gazi Baba disa kilometra nga fshati Bardovcë.

Qendra pranuese për të huaj, që funksionon tashmë 20 vite, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me migrantët – thonë nga MPB-ja.

Lidhur me refugjatët nga Afganistani, nga MPB-ja thonë se Qeveria është duke punuar për të siguruar kapacitete akomodimi në motele, pushimore dhe hotele, për cka harxhimet do të sigurohen nga ana e organizatave ndërkombëtare si dhe nga SHBA-të. Akomodimi dhe marrja e popullatës lokale të Afganistanit do të jetë me afat të kufizuar kohor, deri në sigurimin e transferimit të tyre në SHBA apo vende të treta, që do të vërtetohet në koordinimin me partnerët tanë strategjik dhe me organizatat ndërkombëtare.