Talebanët flasin për herë të parë para mediave: Dëbuam të huajt, i kemi falur të gjithë, s’duam armiq

Talebanët mbajtën këtë të martë konferencën e parë për shtyp që pas marrjes së kontrollit në Afganistan.
Zëdhënësi Zabihullah Mujahid deklaroi se pas 20 vitesh, të huajt janë larguar nga vendi.

Marketing

Teksa afganët janë të frikësuar për jetën, ai u shpreh se nuk do të ketë armiqësi.

“Pas 20 vitesh përpjekje ne kemi emancipuar vendin dhe dëbuar të huajt. Ky është një moment krenar për të gjithë kombin. Ne duam të sigurohemi që Afganistani nuk është më një fushë beteje konflikti. Ne i kemi falur të gjithë ata që kanë luftuar kundër nesh. Armiqësive u ka ardhur fundi. Ne nuk duam armiq të jashtëm apo të brendshëm.”