Nadica Vuçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza tha se në Maqedoni ka gjashtë zjarre aktive. Ende është aktiv zjarri në fshatin Raoviq në Komunën e Sarajit. Sot ka pasur tym në afërsi të malit drejt Matkës, ndërsa tym me më pak intensitet ka edhe në Osoj, në linjën mes fshatrave Bukoviq drejt Çajlane.
Ajo njoftoi se aktiv është zjarri në Rakle, Nikodin dhe Toplicë në Komunën e Prilepit. Bëhet fjalë për terren ku nuk mund të ndërhyet, ndërsa zjarri është aktiv, por ka intensitet më të dobët dhe momentalisht nuk ka rrezik nga zgjerimi.
“Në rrugën Novo Sello Mokriovo ka zjarr të rri, ku është vënë në zjarr kullosë e thatë. Veprojnë zjarfikësit e Njësisë kundërzjarrin të Strumicës” tha Vuçkova.
Po ashtu zjarr aktiv ka edhe në Niviçino në Strumicë dhe në deponinë e egër në Komunën e Qendër Zhupë.
Nën kontroll është zjarri në Komunën e Sopishtes, ndërsa QMK-ja u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse vërejnë tym të paraqesin në institucionin më të afërt ose në numrin falas të telefonit.