Milloshoski për pranimin e emigrantëve: Nëse Zaev dëshiron të aktrojë humanistin, le të na japë shembull

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, ka deklaruar se kryeministri i vendit Zoran Zaev nuk është i aftë në Maqedoninë e Veriut t’u ndihmojë as familjeve që kanë persona me nevoja të veçanta dhe jo ta bëjë për qytetarët nga vendet e treta.

Marketing

Milloshovski më tej shtoi se nuk ka asnjë ambasadë që do të vërtetojë të dhënat themelore të sigurisë për emigrantët që do të pranohen.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të varfra në Evropë dhe Qeveria duhet të thotë se solidariteti duhet të demonstrohet nga anëtaret më të pasura në Kombet e Bashkuara që kanë sistem të mirë të arsimit dhe integrim për emigrantët.

“Nëse Zaev vendos të aktrojë humanistin, këtë të mos e bëjë me buxhetin e popullit, por le të japë shembullin e tij personal”, tha Milloshoski