Në hapësirat para Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës në Shkup sot do të shënohet Dita e Armatës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Solemniteti do të realizohet në pajtim me protokollin e Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse për shënimin e festive shtetërore.
Në këtë solemnitet fjalim do të ketë edhe presidenti i shtetit dhe njëherit komandant suprem i ARM-së, Stevo Pendarovski.