Të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që po qëndronin në Afganistan janë evakuuar, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ata tashmë kanë lëshuar vendin përmes Kabulit ndërkaq po qëndrojnë në Britani, Katar dhe Oslo, nga ku pritet të transportohen në Shkup.
“Shumica, mbi 30 qytetarëve tanë janë në Swinland të Mbretërisë së Bashkuar; mbi 20 qytetarë janë në Doha- Katar, nga ku në ditët në vijim do të transportohen në qendrat evropiane dhe më pas në Shkup. Qytetarët tanë që kanë qëndruar në bazën e NATO -s në Kabul gjithashtu janë larguar nga Afganistani dhe po qëndrojnë në Oslo- Norvegji”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministria e Punëve të Jashtme informon se në Kabul vazhdojnë të qëndrojnë shtetasit tanë që kanë ende obligime në bazën e NATO -s, ndërsa të njëjtin do të evakuohen kur të realizohet kërkesa.