Autoritetet shëndetësore ndryshuan një detaj tek masat e fundit për objektet hotelierike. Pa marrë parasysh nëse objekti hotelierik ka kapacitet nën 30 persona ose mbi 30, klientët që do të hyjnë patjetër duhet të posedojnë certifikatë, për të paktën një dozë të vaksinës anticovid ose dëshmi se e kanë kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit.
“Për organizimin e të gjitha ngjarjeve edhe në ambiente të hapura dhe edhe të mbyllura edhe në objektet hotelierike edhe në vendet ku mbahen ngjarje kulturore dhe edukative është e nevojshme klientët ose mysafirët të kenë certifikatë për më së paku një dozë të vaksinës ose dëshmi se e kanë kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit. 01.20-27 Dallimi është që nëse në një ngjarje apo në ndonjë objekt hotelierik ka mbi 30 persona duhet të ketë mbajtës të rendit”, tha Filipçe.
Që nga sot edhe për të hyrë nëpër qendra tregtare të mbyllura, bastore, kazino, dasma, ditëlindje, koncerte, seminare, trajnime, konferenca, ngjarje kulturore dhe sportive, duhet patjetër të keni të paktën vërtetim për vaksinim, ose vërtetim se e keni kaluar virusin në 45 ditët e fundit nga dita e shërimit. Ndërsa kontrollin për covid dokumente nëpër qendra tregtare duhet ta bëjë Inspektorati përgjegjës, tha Filipçe.
“Këto detaje teknike janë në kuadër të Inspektorateve që janë përgjegjëse”.
Ndërkohë si për shtetasit tanë ashtu edhe për të huajt, që nga 1 shtatori në pikat kufitare do t’ju kërkohen këto covid dokumente.
MASAT ANTICOVID NË PIKAT KUFITARE
-Certifikatë imunizimi se ka marrë dy doza të vaksinave kundër Covid-19
-Vërtetim nga mjeku që ka kaluar infeksionin në 45 ditët e fundit nga dita e shërimit
-Test të kryer PCR negativ të bërë jo më vonë se 72 orë nga hyrja në RMV
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se për fëmijët nën moshën 18 vjeçare, as në kufi e as nëpër objekte tjera hotelierike nuk do të kërkohen as certifikata e vaksinimit dhe as dëshmi se kanë kaluar virusin në 45 ditët e fundit. Ndërkohë për shtetasit tanë që do të kthehen në vend pas 1 shtatorit, nëse nuk kanë as një Covid dokument, do t’ju caktohet masë karantine prej 7 ditësh izolim shtëpiak.