Osmani: Miku i mirë, shihet në ditë të vështira

Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet video mesazhit ju drejtohet me fjalën e urtë “Miku i mirë, shihet në ditë të vështira”

Marketing

Në vazhdim mesazhi i plotë

Të dashur qytetarë,

Miku i mirë, shihet në ditë të vështira thotë një fjale e urtë
Të jesh solidar nuk nënkupton vetëm të shprehesh mesazhe solidariteti, por edhe të veprosh atëherë kur e kërkon nevoja, veçmas ndaj atyre që kanë me tepër nevojë. Ne jemi njerëz solidar dhe shoqëri solidare, shëmbëlltyrë e shkupjanes Nënës Terezë dhe këtë e kemi dëshmuar nder vite. Asgjë ndryshe nuk po bëjmë edhe tash me vendimin për të pranuar strehim të përkohshëm për civilët afgane, gra, fëmijë, të cilëve pa fajin e tyre u është kërcënuar jeta. Dhe këtë nuk e bëjmë vet, por bashkë me aleatët tanë- me të cilët jemi përbetuar se do jemi bashkë në të mire dhe të keq.
Prandaj bashkë hymë në Afganistan, bashkë dolëm prej Afganistani, dhe bashkë do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë. Nesër është dita kombëtare e Afganistanit, duke ua uruar këtë ditë të gjithë afganeve jam i bindur se do ti mirëpresim këta njerëz, ashtu si na ka hije: me buke, kripë e zemër!