Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 29 deri 35 gradë Celsius. UV=8.