Milani kërkon shërbimet e një nga futbollistëve më të spikatur në vitet e fundit në Itali , pikërisht Domeniko Berardi.
Sipas mediave italiane , ka qenë vetë kapiteni i Sassuolos i cili ka kërkuar largimin nga skuadra për të nisur një eksperiencë të re në Itali.
Nga ana tjetër Sassulo zotëron shërbimet e lojtarit deri në vitin 2024, por diçka e tillë nuk përbën problem për drejtuesit pasi dëshira e futbollistit mund të realizohet vetëm nëse vjen një ofertë të paktën 30 milionë euro.
Nga ajo çfarë shkruhet, kuqezinjtë kanë dhënë ofertën e tyre nga e cila drejtuesit e Sassuolos nuk kanë mbetur shumë të kënaqur .
Milani kërkon huazimin e futbollistit në vlerën e 5 milionë eurove duke pasur edhe mundësinë e blerjes për 25 milionë euro në fund të sezonit.
Një taktikë e tillë u përdor dhe me shitjen e Lokatelit tek Juventus mirëpo për klubin nga Emilia Romanja , kjo nuk mund të përsëritet , ndaj për kampionin e Europës nuk do të bëjnë lëshime.
Palët akoma nuk kanë gjetur akordin, edhe pse kuqezinjtë këmbëngulin që sezonin e ri ta kenë në radhët e tyre futbollistin 27-vjeçar.
Ndërkaq pas shumë negociatave më në fund Milani ka arritur marrëveshje paraprake me Romën për transferimin e Florenzit.
Kuqezinjtë do të paguajnë 1 milionë euro për huazimin e futbollistit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 4.5 milionë euro. Italiani pritet të jetë zëvendësuesi i Teo Hernandez ndërsa së fundmi ishte i huazuar te PSG ku qëndroi për gjysmë sezoni.
Nderkohe dy emrat e tjera per te cilet Maldini ka pergatitur ofensiven e fundit ne merkato jane Pellegri, nje futbollist qe duhet te sherbeje edhe si alternativa e Ibrahimovic dhe Giroud, por qe duhet bindur Monaco per ta lene te lire.
Emri tjeter, por jo i ri eshte Bakajoko. Mesfushori ne pronesi te Chelsea, duhet te mbuloje boshllekun qe po le ne mesfushe largimi ne huazim i Pobega tek Torino.
Kampionati më i dashur për tifozët shqiptarë Serie A starton në 21 gusht.