Çfarë duhet të dini në lidhje me procesin e imunizimit?

Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Kombëtar për Imunizim, me rekomandime në lidhje me procesin e vaksinimit.

Marketing

Rekomandimet e ekspertëve në lidhje me imunizimin kundër KOVID 19, përcaktohen bazuar në të dhëna dhe dëshmi të konfirmuara dhe të pranuara nga organizatat e kujdesit shëndetësor përgjegjës për monitorimin e sëmundjeve infektive siç janë Qendra Evropiane dhe Amerikane për Sëmundjet Infektive (CDC dhe ECDC), agjencitë mjekësore rregullatore EMA dhe FDA dhe OBSH. Rekomandimi nga të gjitha këto organizata është që për imunizimin e plotë kundër KOVID 19 është e nevojshme të merren dy doza (me përjashtim të vaksinës J&J e cila merret vetëm në një dozë) në një interval të përcaktuar, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë. Sa i përket llojit të vaksinave, është e nevojshme të kryhet imunizimi me një vaksinë nga i njëjti prodhues, përveç nëse ka një kundërindikacion shëndetësor për të njëjtat.

Transmetimi i KOVID 19 nuk është pengesë për vaksinimin dhe personat që kanë marrë këtë sëmundje, duhet të vaksinohen. Imuniteti që zhvillohet pas sëmundjes si dhe rrjedhën e sëmundjes është individual dhe mund të jetë plotësisht asimptomatik me arritjen e imunitetit më të dobët, ndaj formave dhe komplikimeve të rënda të sëmundjes dhe kushteve të të ashtuquajturës COVID të zgjatur.

Periudha kohore nga fillimi i sëmundjes deri në vaksinim, është të paktën një muaj. Përcaktimi i niveleve të antitrupave nuk rekomandohet dhe nuk ka efekt në vaksinimin.

Në personat që marrin terapi me antitrupa monoklonalë ose plazmë të rimëkëmbjes gjatë trajtimit, vaksinimi mund të jetë pas terapisë 3 mujore ose pasi të shërohet plotësisht nga sëmundja.
Për personat, të cilët në periudhën midis marrjes së dy dozave të vaksinës kundër KOVID19 janë konfirmuar pozitivë, doza e dytë e vaksinës shtyhet deri në periudhën kur personi do të shërohet plotësisht nga sëmundja.

Disa studime shkencore ende të kufizuara, tregojnë se njerëzit me COVID 19 mund të kenë nevojë vetëm për një dozë të vaksinës. Sidoqoftë, pasi nuk ka të dhëna të sakta se sa mbrojtje siguron një dozë e vetme vaksine, kjo pikëpamje nuk pranohet nga rregullatorët përkatës shëndetësorë.

Njerëzit të cilët janë plotësisht të imunizuar (me dy doza të vaksinës KOVID 19, 14 ditë pas dozës së dytë) kanë më pak gjasa të infektohen kur vijnë në kontakt me virusin, por edhe nëse infektohen, kanë simptoma më të buta. Vaksina siguron mbrojtje kundër zhvillimit të formave të rënda të sëmundjes dhe vdekshmërisë. Të dhënat tregojnë se tek njerëzit që vaksinohen nëse shfaqen simptoma, sëmundja kalon shumë më thjesht dhe pa pamje të rëndë klinike.

Të dhënat epidemiologjike në mbarë botën tregojnë se sëmundja po përhapet dhe ka rritje të përqindjes së infektimeve te ata që nuk janë të vaksinuar, e në këtë valë të re infektimesh, përfshihen kryesisht të rinjtë, pra ajo pjesë e popullsisë ku përqindja e vaksinimit është më e ulët.