Erdogan: Turqia është e gatshme ta mbrojë aeroportin e Kabulit

“Turqia është ende në gatishmëri për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nën sundimin e talebanëve pas tërheqjes së trupave amerikane”.

Marketing

Kështu u shpreh presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, raporton BBC.

Turqia ishte ofruar më herët të merrte përsipër kontrollin dhe drejtimin e aeroportit, pikë kyçe për praninë diplomatike në Afganistan.

Por ndryshimi i kontrollit nga talebanët kishte vënë në pikëpyetje planin e negociuar me zyrtarët amerikanë të mbrojtjes.

Presidenti Erdogan tha në një intervistë televizive të mërkurën se marrja në kontroll e vendit nga Talebanët ndryshoi “panoramën dhe tanimë po bëhen plane për realitetin e ri”.

Ai shtoi se Turqia ishte e gatshme të mbante bisedime me liderët talebanë dhe tha se vendi i tij është i hapur për çdo bashkëpunim.