Biden: Jemi në kontakt me talebanët, nëse sulmojnë…

Presidenti amerikan Joe Biden është duke mbajtur një konferencë për mediat për situatën e krijuar në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane dhe aleatëve.

Marketing

Gjatë fjalës së tij, Biden u ka premtuar amerikanëve që ndodhen në Afganistan se administrata e tij do të bëjë gjithçka për t’i sjellë në shtëpi të sigurt.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do të ketë kohë për të shqyrtuar kritikat dhe shtoi se për momentin synimi i tij kryesor është evakuimi i personave të rrezikuar.

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se SHBA është në kontakt të vazhdueshëm me talebanët. Ai deklaroi ndër të tjera se grupit militant që tani kontrollon vendin i është thënë se do të presin një “përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme” nga SHBA nëse bëhet ndonjë sulm ndaj amerikanëve.