Situata me pandeminë, nga 22 gushti RMV vend me rrezikshmëri të lartë për Gjermaninë

Gjermania e ka riklasifikuar Maqedoninë si zonë me rrezik të lartë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve e nga 22 gushti do të vlejnë rregullat e reja.

Marketing

Personat mbi moshën 12 vjeç të cilët janë të imunizuar plotësisht me vaksinë të miratuar nga Gjermania janë të lirë të hyjnë në vend, pavarësisht nga qëllimi i udhëtimit. Pjesa tjetër do të hyjë vetëm nëse kanë arsyen e nevojshme, por së pari do të duhet të shkojnë në karantinë dhjetë ditore. Test PCR mund të kryhet jo më herët se pesë ditë pas hyrjes dhe rezultati mund të dërgohet përmes faqes së regjistrimit për hyrje në Gjermani.

Nëse ndërkohë dorëzojnë dëshmi të vaksinimit ose shërimit përmes vendit të hyrjes, karantina përfundon para kohe.

Gjermania deri më tani ka miratuar vaksinat Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneka dhe Johnson&Johnson.