SHBA: RMV-ja partner i konfikrmuar dhe i besueshëm

Zv/Sekretarja Shtetërore e Departamentit Amerikan të Shtetit, Vendi Sherman, haptazi ka përshëndetur angazhimin e RMV-së për të pranuar shtetas të Afganistanit si partner i konfirmuar dhe i besueshëm i SHBA-ve, ka njoftuar Qeveria e RMV-së.

Marketing

Njoftohet se Kryeministri Zaev pasdite përmes një video-lidhjeje ka zhvilluar një bisedë me Sherman. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe aleatët tjerë si dhe përfaqësues të NATO-s.

Në takim është shqyrtuar situate momentale e sigurisë në Afganistan dhe janë vërtetuar mekanizmat për evakuimin e popullatës afgane që për 20 vite ka kultivuar demokracinë në Afganistan – thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar aleatët se RMV-ja ka vendosur të strehojë rreth 650 shtetas afgan.