Kreu i FSHF pershendeti suksesin e madh te ekipit te femrave te Vllaznise qe u kualifikua per ne fazen play off te Champions League duke mundur hungarezet e Ferencvaros. Duka shkruan mes te tjerash se eshte krenar per vajzat dhe krenar për Vllazninë!
“Një mbrëmje e madhe për futbollin e femrave, me Vllazninë që arriti një kualifikim të merituar për në fazën play off të UEFA Women’s Champions League, pasi mundi kampionen e Hungarisë, Ferencváros”, shkruan Duka.
Sipas kreut te federates, ky rezultat eshte arritje e jashtëzakonshme e vajzave kuqeblu, si edhe e futbollit të femrave në Shqipëri.
” Investimi që jemi duke bërë te klubet e vajzave çdo vit, vazhdon të sjellë suksese dhe emocione të mëdha, duke konfirmuar rritjen cilësore. Uroj dhe shpresoj që ky sukses të pasohet nga të tjera arritje dhe Vllaznia tani të arrijë fazën e grupeve. Do të ishte padiskutim një arritje e merituar për ato vajza dhe atë klub që prej vitesh kanë bërë një punë të mrekullueshme.”, shton Duka.
Ai deklaroi se vajzat e Vllaznise jane burim frymëzimi dhe krenarie per çdo vajzë që dëshiron të ndjekë rrugën magjike të futbollit.