Gjurovski: Bujar Osmani tregoi se si punohet në gjendje urgjente dhe menaxhim me kriza

Është për të përshëndetur qasja e shpejtë dhe në kohë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në koordinimin dhe tërheqjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët kishin mbetur në Afganistan. Është deklaruar kështu profesori universitar Marjan Gjurovski- doktor i shkencave të sigurisë dhe mbrojtjes.

Marketing

Ai vlerëson se, Bujar Osmani me ekipin e tij në MPJ ka manifestuar përgjigje funksionale në situatë urgjente dhe menaxhim me kriza.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për sigurinë ndërkombëtarë nuk ka hapësirë për kalkulime dhe poena për politikë ditore.
Sot MPJ ka njoftuar se që mbrëmë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të evakuuar nga Afganistani.