Prej nesër vazhdon shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve

Pas dy mujash stagnim sot filloi shtypja e letërnjoftimeve. Problemi u tejklaua pasi që qeveria solli akt nënligjor për harmonizim të ligjit për letërnjoftime me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Nga e premtja vendimi është shpallur në gazetën zyrtare ndërkaq minsitri I brnedshëm Spasovski është I obliguar të kryejë aktivitetet për miratimin e aktit nënligjor për dhënien e letërnjoftimeve. Nga MPB thonë se dhënia e lëtërnjoftimeve do të fillojë nga e hëna ndërsa shërbimet administrative do të punojnë edhe gjatë fundjavëve.

Marketing

“Pritet dhënia e letërnjoftimve të para të fillojë nga e hëna. Shërbimet do të punojnë edhe gjatë fundjavës që të arrijnë të shtypin sa më shumë letërnjoftime dhe me këtë dua të bëj apel të mos krijohen turma nga qytearët.”, tha Suzana Praniq Talevska nga MPB.

Qytetarët të cilët nuk posedojnë dokument personal valid mund të kryejnë tranaksione në banka me pasaport apo me vërtetim të MPB-së për dorëzim të kërkesës për letër njoftim. Kjo marrëveshje është arritur mes qeverisë dhe Asocioacionit bankar të Maqedonisë. Procesi i shtypjes së letërnjoftimeve stagnoi pasi që parlamenti nuk mundi ta votojë ligjin për letërnjoftime sepse procedura u bllokua për shkak të ndryshimeve që i proozoi Lëvizja BESA. Edhe e Majta e bllokoi ligjin me mbi 1 mijë amendamente. Në periudhën e kaluar rreth 40 mijë qytetarë ngelën pa dokument valid personal.