25 vjeçari i identifikuar si Xhulian Bullari është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës mbrëmjen e kaluar.
Babai i tij lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të të birit e ka mësuar live në televizor. Sikurse shfaqet në pamjet e mëposhtëme teksa gazetari Enriko Gabaj po raportonte LIVE për SyriTv mesditën e sotme përpara drejtorisë së Policisë së Vlorës, babai ka dëgjuar emrin e viktimës, që fatkeqësisht ishte i biri.
“Boooo!!! Mosss” dëgjohen fjalët e tij që përplas telefonin dhe largohet duke qarë me duart në kokë.
Ndërkoë në një prononcim për mediat jashtë kamerave ai është shprehur se nuk ishin në dijeni se djali kishte konflikte dhe se ai kishte në plan që shumë shpejt të largohej nga Shqipëria për në Gjermani.
“Djali është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00- 19.00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani te vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria.
Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligjshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën” ka thënë para grupit hetimor.
25 vjeçari, Xhulian Bullari është vrarë me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës mbrëmjen e kaluar. Ai u gjet i vdekur nga policia mëngjesin e sotëm, rreth orës 07: 35, në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip ‘Fiat Punto’ me targa false TR 3437 R, që rezulton në pronësi të një gruaje. Sipas ekspertizës mjeko ligjore 25-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar. I riu është ekzekutuar me 3 plumba, një prej të cilëve e kishte kapur në kokë.
https://cdn-cf-east.streamable.com/video/mp4/25nnco.mp4?Expires=1629824340&Signature=PBvzE~9nRFyYABYJ-reP7srU3Dxpe9CFQHmMFYPJijDpdvvBnyD3wayvORS3OhynNwKX-96PQE5SwMR9EnD5yVWIzsRGayHk585Xv8MHiiNJRrqOvD2ztpK74sIzPQEHlFUVzQUakf8HTdJN3Qyav~zYIhg13rCuu8bGRU1ObUrHNDGOO92KP~rjrf8fBHCJNrkNOEQDpVTZjlevrQWwIcsCIAFnhxVHsx7o8~ArpV9bFEzuG-rZaob978frxPXpnT3tZPmZ~4-UdYam6yThThNN5u2buzwHzhkzD4-kEfWG2~1XWk2AUaxW6e-zdm5AauJoWZItw0K3A4j9KKUPzA__&Key-Pair-Id=APKAIEYUVEN4EVB2OKEQ