Shkuarja e mërgimtarëve, pritje të gjata edhe në kufirin Serbi-Kroaci (VIDEO)

Mërgimtarët me të përfunduar pushimet, janë drejtuar rrugëve të Evropës, ku jetojnë dhe veprojnë.

Marketing

Në pikë-kalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje, ditët e fundit ka pasur vazhdimisht kolona të gjata.
Madje, pritjet kanë qenë disa orë, por kohë pas kohe gjendja është paraqitur më e qetë.

Lexues të lajmi.net, kanë dërguar video të realizuar në kufirin Serbi-Kroaci, ku shihet se kolonat janë shumë të gjata edhe atje.

“Pritje shumë të gjata në kufirin Serbi-Kroaci, mbi 6 km kolona të gjata”, tha një mërgimtar, që po kthehej nga pushimet.

Edhe aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, ditët e fundit ka qenë i stërngarkuar me udhëtar, teksa shumë shpesh është krijuar tollovi e madhe.