Kampionët e Italisë e nisin aty ku e lanë, “tregojnë dhëmbët” që në start me rezultatin e frikshëm

Inter e nis mbarë sezonin e ri të Serie-A. Kampionët në fuqi të Italisë fituan me rezultatin e thellë 4-0 kundër Genoa-s, në ndeshjen e parë të kampionatit.

Marketing

Në më pak se 15-të minuta lojë, djemtë e Simone Inzaghi realizon dy herë në portën kundërshtare, falë golave të Skriniar dhe Calhanoglu-s debutes (2-0, 6, 14).

Në këtë takim që foli i gjithi për zikaltërit, Vidal tundi rrjetën në minutën e 74-rt, duke thelluar rezultatin (3-0, 74). Në fund të sfidës, zëvendësuesi i Lukaku-t shënoi golin e tij të parë me Interin, pas një krosim nga ana e Vidal (4-0, 88). Një fitore e parë për zikaltërit para transfertë ndaj Verona-s për javën e dytë. Genoa do të presë Napolin.