Dika: Virusi do jetë edhe gjatë kohë në qarkullim

Të dhënat për të infektuarit e vaksinuar dhe të pavaksinuar me vaksinat kundër Covid 19 në SHBA dhe Itali.

Marketing

Ndryshe nga sa besohej dhe shpresohej, të dhënat tregojnë se vaksina nuk ndihmon në krijimin e imunitetit të tufës. Edhe të vaksinuarit infektohen nga virusi covid 19. Vaksina ndihmon në shtimin e imunitetit kundër virusit covid 19. Të vaksinuarit e kalojnë shumë më lehtë infeksionin nga covid 19.
Rastet e rënda dhe vdekshmëria është shumë më e lartë tek të pavaksinuarit. Raste të rënda dhe raste vdekjesh ka edhe mes personave të vaksinuar. Ata janë kryesisht, por jo vetëm, të moshuar dhe të sëmurë me sëmundje shoqëruese. Virusi do jetë edhe gjatë kohë në qarkullim.
Tek të vaksinuarit si një lloj gripi, tek të pavaksinuarit si deri më tani, virus me rrezikshmëri të lartë.