Gra dhe fëmijë, pamje tronditëse nga aeroporti i Kabulit

Imazhe tronditëse vijnë edhe këtë të shtunë nga ambientet jashtë aeroportit të Kabulit, ku afganët përpiqen të largohen për t’i shpëtuar regjimit të egër të talebanëve.

Marketing

Sipas mediave ndërkombëtare, temperaturat e larta dhe shtyrja e herëpashershme e turmës kur shikon një avion të ulet në pistë rrëzoi shumë njerëz në tokë pa ndjenja, duke shkaktuar edhe të vdekur.

Vdekja e qytetarëve ka ardhur nga shtyrja që kanë bërë njëri me tjetrin, në përpjekje për të hipur në avion, por edhe nga të shtënat me armë të talebanëve.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Ambasada Amerikane e ka cilësuar situatën në Aeroportin e Kabulit si të rrezikshme.

“Për shkak të kërcënimeve të mundshme që shfaqen jashtë portave në aeroportin e Kabulit, ne i këshillojmë qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroport dhe të shmangin portat e aeroportit në këtë kohë, përveç faktit nëse ata marrin udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane për ta bërë këtë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.