Bashkia Korçë ka tentuar të zbusë situatën për ftesën që iu bë këngëtarit boshnjak me origjinë serbo-kroat Goran Bregoviç, në një moment delikat, kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç hyri mes kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, Kurtit dhe Ramës me nismën e minishengenit ballkanik.
Ndërkohë që nga Kosova u kërkua të respektohej ndjeshmëria e viktimave të luftës, në Shqipëri pati zëra që paralajmëronin dhunë. Pak ditë më parë tifozat kuqezi hodhën bojë drejt godinës së Bashkisë së Korçës.
Për këtë arsye institucioni ka dashur ta zbusë situatën me një njoftim, sipas të cilit Bregoviç do të këndojë edhe shqip. Bëhet fjalë për një këngë të vjetër të kënduar nga Bijelo Dugme dhe e shkruar nga Agron Berisha shumë vite më parë. Më poshtë statusi i Bashkisë Korçë, që lajmëron se Bregoviç do të këndojë shqip.
https://www.facebook.com/BashkiKorce/posts/4939199849440573