Qyteti i Shkupit sot i prezantoi automjetet dhe autobusët që janë blerë në katër vitet e kaluara për nevoja të ndërmarrjeve publike të qytetit. Në parkingun para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, automjetet për transport publik, si dhe mekanizëm i ndryshëm për mirëmbajtjen e gjelbërimit publik, për grumbullimin e mbeturinave komunale, për mirëmbajtjën e rrjetit të ujësjellësit dhe ksnalizimit, për mirëmbajtje të sipërfaqeve rrugore, si dhe mekanizim për nevojat e Brigadës Zjarrfikëse.
– Sot prezantojmë një pjesë të mekanizimit të furnizuar për ndërmarrjet publike të qytetit. Po them një pjesë, sepse parkingu më i madh i Shkupit është shumë i vogël për ta pranuar mekanizimin e plotë që ne si Qytet i Shkupit dhe si ndërmarrje publike kemi arritur ta blejmë në këtë periudhë gati katër vjeçare me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të qytetit, dhe për të treguar dhe vërtetuar se çfarë në fakt është prioritet për ne në shpenzimin e parave të buxhetit të qytetit- tha Kryetari Petre Shilegov në prezantimin e sotshëm.