Derbi i Londrës, mes Arsenalit dhe Cheslea-t ka folur për këta të fundit, që u imponuan me rezultatin 0-2. Djemtë e Thomas Tuchel konfirmuan edhe njëherë formën e mrekullueshme që po kalojnë, ndërsa Topçinjtë vijojnë të ‘notojnë në ujëra të turbulla’.
Takimi nisi vrrullshëm me “Blutë” që u shfaqën më kërkues. Pas 15 minutash lojës, blerja e këtij sezoni, Romelu Lukaku kaloi Chelsean në avantazh, duke e nisur në mënyrën më të mirë aventurën.
10 minuta para përfundimit të pjesës së parë, James shënoi edhe golin e dytë për Chelesa-n, duke vulosur shumë shpejt suksesin ndaj Arsenal.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrave nuk pati ndryshim rezultati.
Me këtë fitore, Cheslea-n ngjitet në vendin e parë në kuotën e 6 pikëve, pas vetëm 2 javësh të luajtura, ndërsa Arsenal vijon me rezultatet negative, duke mos grumbulluar asnjë pikë në këto dy takime të para.