![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
400 letërnjoftimet e para me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut ishin në dispozicion për qytetarët të cilët me muaj nuk mund të tërhiqnin ato si pasojë e mosmiratimit të Ligjit për Letërnjoftime.
Shtypja dhe lëshimi i letërnjoftimeve u zhbllokua pasi Qeveria miratoi një akt nënligjor. Teksa për opozitën, rregullimi i kësaj çështjeje me akt nënligjor është shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve, kryeministri Zaev tha se lëshimi i letërnjoftimeve pa ndryshime ligjore është plotësisht i ligjshëm fal kreativitieti të shërbimeve juridike në MPB.
Si pasojë e bllokadës së Ligjit të ri nga ana e partisë e Majta në Kuvend, mbi 41 mijë qytetarë mbeten pa letërnjoftime të vlefshme edhe pse i kishin kryer të gjitha procedurat për marrjen e tyre