Me debutimin e Assistant Driving Mode, koha e Android Auto do të mbarojë dhe kapakun do tja vendosë Android 12.
Google mbyll Android Auto për telefonët
Android Auto njihet si mënyra për të aksesuar telefonin tuaj përmes paneleve infotainment të makinave nga Google Maps tek aplikacionet e muzikës apo të dhënat pa pasur nevojë të merrni telefonin në duar.
Por prej disa vitesh Google ka filluar të ofrojë eksperiencën Android Auto direkt në telefon për ata që nuk kanë sisteme të përshtatshme në makinat e tyre.
Megjithatë me debutimin e Assistant Driving Mode, koha e Android Auto do të mbarojë dhe kapakun do t’ia vendosë Android 12.
Vetë Google konfirmoi planin dhe për kompaninë Google Assistant Driving Mode është hapi i radhës. “Ata që përdorin Android Auto në makinat e suportuara asgjë nuk do të ndryshojë. Për ata që përdorin eksperiencën në telefon, do të kalojnë në Assistant Driving Mode,” tha kompania.
Duke filluar me Android 12, Google Assistant Driving Mode do të jetë integruar në sistemin operativ. /PCWorldAL