Protestë në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares

Vrasja e një 18-vjeçareje ditën e diel në Ferizaj ka ngjallur zemërim në vend. Krerët institucionalë reaguan duke kërkuar nga autoritetet e drejtësisë që të merren me urgjencë me rastin ndërsa organizatat e ndryshme kërkuan më shumë angazhim nga shteti për të mbrojtur jetën e femrave.

Marketing

Në këtë linjë, Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur një protestë për sot në orën 12:00. Protesta mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.

Në njoftim thuhet se kërkesat e protestës janë adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga policia lidhur me vrasjen e një 18-vjeçareje në Ferizaj.